Përfaqësuesit e rrjetit mediatik “Antidot” i kanë dorëzuar Prokurorisë së Lartë në Beograd një kallëzim penal kundër Vuk Jeremiqit, për shkak se ai ka nënshkruar një kontratë për të ndërtuar ambasadën serbe në Abuja, Nigeri, e cila shtetit të Serbisë i ka shkaktuar një dëm për më shumë se gjashtë milionë euro.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, përveç Jeremiqit, kallëzime penale janë ngritur edhe për drejtorët e “Energoprojet Holding” Vladimir Milovanoviç dhe drejtorin e ndërtimit të “Energoprojekt”, Dejan Joviçeviç.
“Antidot” e ka akuzuar atë për një vepër penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, që sipas përfaqësuesit ligjor të rrjetit parasheh dënim deri në 15 vjet burg.
Kallëzimi penal e ngarkon Jeremiqin, se si ministër i Punëve të Jashtme, më 30 maj 2012, ka bërë kontratë me drejtorët e “Energoprojekt” për bartjen e të drejtave mbi pasuritë e patundshme me kompensim me qëllim të ndërtimit, dhe në këtë mënyrë me uljen e vlerës, i kanë shkaktuar dëm shtetit të Serbisë në vlerë prej 5,872,990 milionë dollarë dhe 571,305 euro.
Antidot ka publikuar një hulumtim kohët e fundit me titull “Dosja Jeremiq”, në të cilën bëhet një numër i pohimeve kur ai ishte ministër i Jashtëm.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju