SPB Tetovë njofton se kanë dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të vrasjes së gruas së tij.
“Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar, dje (7-nëntor) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit P.A. nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij 55-vjeçare B.A., vepër penale e dënueshme nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal.
I denoncuari P.A. dyshohet se më 23 prill të këtij viti, në periudhën nga ora 21:30 deri në ora 24:00, në shëpinë e tyre familjare në Vrutok, me përdorimin e forcës fizike dhe me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të shumta vdekjeprurëse në kokë dhe trupin e gruas së tij, pas së cilës me taksi është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Shkup”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!