Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov reagon ndaj akuzave të LSDM-së dhe vlerëson se është përpjekje e dëshpëruar e partisë ta akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të Kabinetit, Boris Josifovski, për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit. Nga atje thonë se ai është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe dhe se s’ka asgjë në kundërshtim që ka qenë në selinë e partisë.
“E rikujtojmë LSDM-në se Boris Josifovski është anëtar i OBRM-PDUKM-së dhe si anëtar i asaj partie nuk ka asgjë në kundërshtim të jetë i pranishëm në selinë e partisë. Në të njëjtën kohë theksojmë se prania nuk nënkupton dhe përfshirjen në aktivitet konkrete. Prania e Josifovskit në selinë e OBRM-PDUKM-së më 27 prill ishte me qëllim ta realizojë takimin e caktuar që nuk ka asnjë lidhje me koordinim të ndonjë aktivitet për shpallje gjendje lufte apo gjendje e jashtëzakonshme. Që kur ishte i thirrur nga ana e kryetarit Ivanov me qëllim për ta thirrur Kabinetin, Josifovski u kthye në vendin e punës”, thonë nga Kabineti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga atje shtojnë se Josfivoski në Prokurorinë Publike që nga nëntori vitin e kaluar ka dhënë detaje për të gjitha lëvizjet dhe kontaktet e realizuara, dhe i është përgjigjur në të gjithë pyetjet e parashtruara.
Në fund thonë se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, liria e lëvizjes është e drejtë e garantuar, përveç nëse nuk ka ndodhur ndonjë realitet tjetër që, siç thuhet në kumtesë, ne nuk e dimë.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...