Nga Kabineti i Presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski njoftojnë se me Ministrinë e Financave është gjetur zgjidhje për ekzekutimin pagave të Presidentit dhe të punonjësve të Kabinetit të Presidentit për muajin janar 2023.
“Paga do të paguhet në ditët në vijim, në përputhje me Marrëveshjen Kolektive dhe rritjen e përcaktuar prej 5% për zyrtarët administrativë në Kabinet”, theksojnë nga atje.
Zgjidhja e arritur parashikon një rishpërndarje të brendshme të fondeve në kuadër të buxhetit ekzistues dhe të miratuar për vitin 2023 për Kabinetin.
“Me këtë vendim respektohet plotësisht Marrëveshja Kolektive dhe përsërisim edhe një herë se Presidenti, personat e emëruar dhe këshilltarët specialë nuk kanë rritje të pagave”, sqarojnë nga Kabineti i Pendarovskit.
Kërkesa për mjete financiare për paga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave, është bërë në përputhje me ligjin, në kuadër të mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, përfituesi buxhetor – Presidenti dhe në përputhje me Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në kuadër të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez