Kabineti i presidentit Ivanov reagon ndaj deklaratës së ministrit Nuhiu: Ekziston obsesion që me lajme të rrejshme të bëhet delegjitimimi i institucioneve.
Kabineti i presidentit të RM-së i bëri i thirrje ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu t’i sqarojë të dhënat dhe informatat e thëna më 11.05.2017 në intervistën për emisionin ‘Rruga drejt’ në TV Alsat M, për ekzistim të skenarit i cili do të shërbente si shkas për shpallje të luftës (neni 124 i Kushtetutës së RM-së) apo gjendje të jashtëzakonshme (neni 125 i Kushtetutës së RM-së) nga ana e presidentit të RM-së, Gjorge Ivanov dhe përdorimi i Armatës së RM-së lidhur me hyrjen e dhunshme në Kuvendin e RM-së në ditën 27.04.2017.
‘Kabineti i Presidentit të RM-së konsideron se në opinion ekziston obsesion me lajme të rrejshme të përhapet delegjitimimi i institucioneve, përkatësisht presidentit të RM-së’, thuhet në kumtesë.
Në intervistën për emisionin ‘Rruga drejt’ në televizionin Alsat M, ministri i MPB-së, Agim Nuhiu, duke iu referuar zërave, kinse kishte plan për përdorimin e Armatës gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%