Kabineti i Ivanovit: Presidenti nuk do ta mbështetë marrëveshjen me Greqinë

14:32 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov sot ka demantuar pohimet e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në një intervistë për televizionin grek “ERT” tha se shefi i shtetit do ta mbështetë marrëveshjen për emrin me Greqinë.

Në njoftimin e kabinetit të presidentit thuhet se Ivanov nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe shtojnë se ai nuk do të ndikohet nga presionet, kërcënimet dhe frikësimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri Zoran Zaev me qëndrimet e tij kontradiktore dhe konfuze, vazhdon ta manipulojë opinionin në Maqedoni dhe Greqi. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE nuk duhet të keqpërdoret për pranimin e marrëveshjeve të dëmshme për popullin dhe shtetin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit.

Ata më tej shtojnë se presidenti nuk do të pranojë marrëveshje që dëmton identitetin kombëtar dhe është në dëm të interesave të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme