Ka përfunduar takimi mes partive politike në Maqedoni

17:47 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Pas takimit të liderëve të partive politike, Ali Ahmeti ka thënë se takimi i sotshëm ishte në vazhdimësinë e konsultimeve që kanë pasur partitë politike shqiptare. Ai shtoi se është kërkuar që takimet me fqinjët të bëhen të rregullta.

Ahmeti ka thënë se gjatë takimit të sotshëm u bë një balancë e të gjitha programeve të partive politike dhe u konstatua se një pjesë e atyre përcaktimeve tashmë janë përfshirë në programin qeveritar.

Kryetari i BDI-së ka përshëndetur pjesëmarrjen e përfaqësuesit të PDSH-së, Luan Tresi dhe sipas tij, pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme