Në koordinimin e sotëm, përfaqësues të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës plenare Trajko Veljanoski kanë hapur çështjen e përshpejtimit të procedurës për mbylljen e pikave të seancës konstituive, megjithatë deputetët që kanë qenë pjesë e koordinimit njoftojnë se nuk është arritur marrëveshje.
Deputetët nuk janë dakorduar për shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktim të listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend.
Seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur kurse për dy ditët e kaluara janë mbyllur vetëm 2 prej tyre./INA/
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...