Ka nisur në Ohër rrënimi i ndërtimeve pa leje të këshilltarit të BDI-së

20:23 | 10 Korrik 2020
Arbresh.info

Ekipi i komunës dhe Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë me mekanizëm të rëndë kanë filluar prishjen e bazës së betonit, të ndërtuar në dalje të Ohrit në rrugën e vjetër drejt Strugës.

Bëhet fjalë për objekt të ndërtuar vitin e kaluar nga ana e këshilltarit të BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini, për të cilin është dhënë vendim për rrënim, pasi bëhet fjalë për ndërtim pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky ndërtim ndodhet në afërsi të hotelit, rrënimi i të cilit gjithashtu filloi para katër ditëve.

Për këtë ndërtim është njoftuar se ndërtohet në tokën e Bashkësisë Fetare Islame, e ndarë përmes denacionalizimit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, gjatë vizitës së fundit në Ohër tha se është irrelevante kujt i takojnë ndërtimet, duke shtuar se nuk duhet të ketë përzgjedhje në procedurat për vendosje për rrënim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme