Një punëtor 33-vjeçar nga fshati Çellopek i Tetovës ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pasi që një armaturë hekuri prej një largësie prej disa metrave ka rënë mbi të, informojnë nga Policia.
“Më 18.02.2019 në ora 15:00 në SPB Shkup është paraqitur se në një objekt ndërtimor në rrugën “Londonska” në Shkup, të cilin e ndërton një ndërmarrje nga Tetova në Pronësi të G.H. (54) nga fshati Reçicë e Vogël, ka ndërruar jetë një punëtor M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës. Sipas të paraqitjes, derisa M.A. është përpjekur që të ngarkojë armaturë të hekurit në kran, armatura është shkëputur prej kranit dhe prej lartësisë prej disa metrave armatura ka rënë mbi punëtorin. Mjeku i Urgjencës e ka konstatuar vdekjen, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi. Prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB, njofton Portalb.mk.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...