Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez në shoqërim të delegacionit parlamentar slloven dhe nga ambasadori slloven në Maqedoni, Milan Jazbec.
“Ju uroj për gjithçka që arritët pas krizës politike dhe për ndryshimet pozitive që po ndodhin brenda shtetit. Në marrëdhëniet me fqinjët dhe në planin ndërkombëtar është mirë të shihet dikush me vizion që dëshiron dhe di të lëvizë proceset përpara”, u shpreh kryetari i Kuvendit slloven, Brglez gjatë takimit me kryeministrin Zaev.
Kreu i Kuvendit slloven përsëriti përkrahjen e fuqishme që jep Sllovenia në zhvillimin e mëtejmë të Maqedonisë dhe konkretisht për anëtarësimin e saj në NATO, duke shtuar se tani përqendrimi i përkrahjes përcillet nga Mali i Zi në Maqedoni dhe tha se tani ka ardhur koha që Maqedonia të anëtarësohet në NATO.
Kryeministri Zaev ka shprehur falënderimet në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, për mbështetjen miqësore, parimore dhe konstruktive që jep Sllovenia gjatë gjithë këtyre viteve.
“Po e përfundojmë me sukses pjesën e parë të Planit 3-6-9, ku Qeveria dhe institucionet, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe miqtë ndërkombëtarë të Maqedonisë vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të siguruar jetë më cilësore për qytetarët dhe së bashku përmes bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal të bëhet realizimi i synimeve euro-atlantike të vendit”, ka thënë kryeministri Zaev.
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...