Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha të martën se Bashkimi Evropian duhet të pranojë vende anëtare nga Ballkani Perëndimorë për të shmangur mundësitë e një lufte të re, me gjithë faktin se një numër vendesh kundërshtojnë një gjë të tillë.
“Nëse nuk hapemi ndaj vendeve të atij rajoni shumë të ndërlikuar e tragjik, dhe nëse nuk hapim një perspektivë evropiane për ta, do të shohim kthimin e luftës në atë zonë siç e pamë në vitet 1990”, tha zoti Jean- Claude Juncker në Parlamentin Evropian.
“Nuk dua të shoh rikthimin e luftës në Ballkan dhe prandja duhet të hapemi ndaj tyre”, tha ai.
Por, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili foli po ashtu para Parlamentit Evropian të martën në Strasbourg, tha se Bashkimi Evropian së pari duhet të rregullojë qeverisjen e brendshme para se të pranojë vende të reja.
“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë”, tha ai duke nënvizuar se nëse do të kishte anëtarësime të reja atëherë BE-ja do të bëhem me 30 apo 31 vende anëtare. “Me të njëjtat rregulla, do të ishte thjeshtë e parealizueshme”, tha presidenti Macron.
Një pjesë e vendeve të BE-së kërkojnë përshpejtimin e përpjekjeve për afrimin e rajonit kundrejt ndikimit në rritje te Rusisë, Turqisë por edhe Kinës.
Strategjia e zgjerimit e Bashkimit Evropian, i sheh Serbinë dhe Malin e Zi si dy vendet me gjasat më të mëdha që të anëtarësohen deri më 2025, ndonëse zoti Juncker ka thënë se përmendja e atij vitit si periudhë e anëtarësimit të këtyre dy vendeve me shkallë të përparuar të bisedimeve, nuk është zotim por një inkurajim për vendet kandidate.
Të martën Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa Kosova dhe Bosnja mbeten të fundit në këtë proces. Kosova madje është vendi i vetëm në rajon që nuk është përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza./VoA/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...