Google ADS

Juncker: BE-ja nuk bën presion për zgjidhjen e çështjes së emrit

10:48 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas kthimit nga turneu në Ballkanin Perëndimor për Euronews tha se BE-ja nuk bën presion mbi Maqedoninë dhe Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Presioni nuk është mjet që duhet ta përdorim. Inkurajojmë Greqinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit. Ata janë të angazhuar në bisedime, ne nuk duhet të intervenojmë”, tha Juncker, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai refuzoi të përgjigjet nëse është bërë kërkesë nga pala greke, që Maqedonia ta ndryshojë Kushtetutën./Telegrafi/

Të ngjashme