Në Prokuroritë në mbarë vendin mungojnë rreth pesëdhjetë prokurorë ndërsa vende të zbrazëta ka edhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në krye të së cilës është Villma Ruskovska, ka thënë Kryeprokurori Publik Republikan, Ljubomir Joveski.
Ish prokurorët e PSP-së tani punojnë në prokuroritë në të cilat kanë punuar para se të angazhohen në PSP edhe pse të njejtit vazhdojnë të udhëheqin lëndë në fushën e krimit të organizuar. Por, për të kaluar në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion së pari duhet të bëhet analizë e punës së tyre. Joveski shton se problemi i mungesës së prokurorëve publik nuk është larg zgjidhjes përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli i prokurorëve publik sot në seancën e rregullt të saj konfirmoi pajtimin për ndarje të një pjese të mjeteve të miratuara nga Buxheti i RMV-së nëpër prokurori të ndryshme në përputhje me nevojat e paraqitura nga to.
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës