Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, në një deklaratë për “Deutsche Welle” ka thënë se vendimi për të arrestuar sërish Mitko Çavkovin dhe katër persona tjerë është i mbështetur mbi prova.
“Prokuroria mendon se ekzistojnë baza për paraburgim. Për çdo masë të kërkuar për siguri ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen”, ka thënë Joveski, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ai potencoi se Prokuroria ka numër të mjaftueshëm të provave që të dëshmojë kërkesën e tyre para gjykatës.
Përndryshe, policia mbrëmë arrestoi përsëri Mitko Çavkovin dhe katër persona tjerë, dy ditë pasi u liruan nga paraburgimi./Telegrafi
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...