Prokurori Publik, Ljubomir Joveski tha se ka persona të interesuar për bashkëpunim me organet shtetërore në lëndën ‘Haraçi’.
“Deri në këtë moment marrëveshje nuk është arritur”, tha Joveski duke vërtetuar se ka persona të interesuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti ‘Haraçi’, Prokuroria e ngriti kundër Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, më pastaj hetimi u zgjerua dhe përfshiu Katica Janevën. Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, dyshohen për ndikime në gjyqësi, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për larje parash.
Sipas Prokurorisë, në periudhën nga prilli i vitit 2018 deri në prill të vitit 2019 ata kanë kërkuar haraç nga biznesmenë që të lehtësohet procedura gjyqësore kundër tij. Ata kanë kërkuar tetë milionë euro.
Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa Zoran Milevski ndodhet në paraburgim shtëpiak.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...