Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski tha se mund të ndryshohet masa e paraburgimit për Sasho Mijallkovin pas shqiptimit të vendimit për rastin ‘Shënjestra-Fortesa’.
Ai theksoi se vendimi ka qenë në fuqi në momentin kur policia ka kërkuar ish-drejtorin e DSK-së.
“Ankesa ishte tërhequr për shkak se vendimi për paraburgim shtëpiak në atë moment nuk mund të ishte efktive duke pasur parasysh se i akuzuari ka qenë në arrati. Prokuroria deri tani nuk ka kërkuar masën e paraburgimit shëpiak me ndonjë masë më të rëndë”, tha Joveski.
Ndryshe, Mijallkov nga pasditja ka qenë në paraburgim shtëpiak edhe pse për 40 orë nuk ishte i qasshëm për organet shtetërore./telegrafi
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana