Prokurori i shtetit, Ljubomir Joveski sot mbajti onaljn takim me prokurorët publik ku tema në mbledhje ka qenë raporti i fundit të Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për gjendjen e të drejtave të njeriut.
“Prokurori Joveski nga Prokuroritë Publike kërkoi që të bëhet kontrollim te lëndët ku është zbuluar vazhdimi i afateve për hetime me qëllim që të vërtetohen arsyet për këtë, si dhe mundësitë për tejkalim. Sipas joveskit, vlerësimi i Departamentit Shtetëror është objektiv, ndërsa sfidat që kanë prokurorët në punë duhet duhet të jenë arsyetime për prolongimin e procedurave”, thuhet në njoftim.
Joveski kërkoi nga të gjithë prokurorët të angazhohen maksimalisht për të luftuar krimin, ndërsa bashkëpunimin me MPB-në dhe institucionet tjera duhet të avancohet dhe të mirëmbahet në nivel profesional.
“Ju bëj thirrje për përgjegjësi, ndershmëri me qëllim që ta kthejmë imazhin e profesionit. Këtë mund ta bëjmë vetë me efikasitet të procedurave”, theksoi Joveski./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...