Lideri i Partisë Liberal Demokrate, Cedomir Jovanoviq, ka folur pas dënimit të përjetshëm që iu shqiptua dje, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, kriminelit serb Radovan Karaxhiq, për vrasjen e qindra mijëra civilëve të pafajshëm në Bosnje e Hercegovinë.
Jovanoviq thotë se ky vendim duhet të shërbejë si mësim për Serbinë, në mënyrë që t’i vendosë themelet për ndërtimin e raporteve të reja, si dhe një politik të pajtimit në të gjithë rajonin.
“Kjo më shumë i referohet Bosnjës dhe Hercegovinës, populli i të cilit ka vajtuar më së shumti si pasojë e kësaj politike”, ka thënë Jovanoviq.
Për politikanin liberal serb, kjo është dita kur Serbia duhet të ndalet dhe të mendojë për politikat e çmendura të viteve ’90, që e dërguan vendin në luftëra të pakuptimta dhe që rezultoi me vdekjen e shumë njerëzve.
Jovanoviq thotë se Serbia duhet të vendosë nëse duhet të marrë përgjegjësinë si komb për krimet e luftës që erdhën si rezultat i politikës së Karaxhiqit, dhe nëse zgjedh t’i dënojë ato politika që dërguan në kryerjen e atyre krimeve.
“Kjo nuk është koha për të hapur plagët e vjetra, apo për të nxitur urrejtje mes nesh. Aktgjykimi i Karaxhiqit duhet të jetë një paralajmërim i fortë dhe një thirrje që të marrim përgjegjësi para vetes, për të kaluarën dhe për brezat që po vijnë. Ky vendim është një kujtesë e asaj që ndodhi, kur problemet ishin zgjidhur me luftë dhe nuk duhet të lejojmë kurrë që një politikë e tillë të na pengojë në të ardhmen”, ka shtuar politikani serb.
Sipas tij vetëm një luftë e tillë politike që nuk do të lejojë të ardhmen të ndikohet nga krimet që ka kryer politika e Karaxhiqit do të jetë një tregues se serbët kanë pranuar faktet që kanë të bëjnë me të gjithë krime te kryera, siç janë ato që janë dënuar nga Haga dhe ato që kanë mbetur pa u ndëshkuar – raporton Gazeta Express.
Ai beson se vetëm pas një dënimi të tillë të prerë për krimet dhe kriminelë te luftës do të mund të jetë e mundshme të ndërtohet bazë e fortë mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon për një të ardhme të përbashkët në baza të shëndosha.
“Në fund, me një dënim të qartë të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës në luftërat e viteve ‘90, ne mund të shpresojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon, për një të ardhme të përbashkët në baza të shëndosha”, ka përfunduar Jovanoviq, teksa ka folur pas dënimit me burg të përjetshëm që iu shqiptuar Radovan Karaxhiqit.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...