Jordanovska: Nuk duhet të lejojm të na ikë 2018-ta, çështja e emrit duhet të zgjidhet

11:33 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Malinka Ristevska-Jordanovska nga Instituti për Politika Evropiane deklaron se nuk duhet shpresuar se zgjidhja e çështjes së emrit do të vijë vetvetiu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, nëse edhe 2018-ta na ikën, atëherë mbetemi ishull, prandaj duhet të bëhet gjithçka që të zgjidhet çështja e emrit.

Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AIM, Jordanovska tha se klima është përmirësuar dhe vendi është kthyer në drejtim të reformave, duke shtuar se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme edhe për Maqedoninë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme