Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, në një intervistë për median e Malit të Zi, ‘Vijesti’, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë që të nisnin negociatat me BE-në. Eurokomisari Johanes Han, i cili së shpejti e braktis dikasterin e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në KE u shpreh se Maqedonia e Veriut, ka bërë avancim të konsiderueshëm, ndërsa më i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë.
“Marrëveshja e Prespës me të cilën iu dha fund kontestit shumë vjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në krizë politike, zgjidhja e të cilës kërkonte vite dhe shumë udhëtime në Shkup. Filluam me deklaratë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, ndërsa tani pesë vite më vonë kemi vendosur rrugë reale dhe të gjallë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thotë eurokomisioneri. Bashkimi Evropian, shton Han, do të vazhdojë të angazhohet për integrim evropian të rajonin, jo për shkak të njeriut që do ta udhëheq dikasterin për zgjerim , por për shkak të interesit të qartë të Bashkimit Evropian. Johanes Han do të mbetet eurokomisioneri edhe në përbërjen e re të KE-së, por do të obligohet për buxhet dhe administratë. Dikasterin zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë duhet ta marrë ministri i deritanishëm i Drejtësisë së Hungarisë Laslo Troshani.
Pjesë nga intervista e Johannes Hahn
Cilat arritje konsideroni më të rëndësishme në fushën e zgjerimit dhe çfarë do të dëshironit të bënte pasardhësi juaj?
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...