Jevtiq kërkon kthimin e gurit të Kosovës që u prezantua në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

12:18 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq e ka komentuar veprimin e politikanit serb Boshko Obradoviq, i cili një ditë më parë kishte marr një gur Kosove për ta dërguar në Serbi.

Jevtiq ka apeluar tek ai që gurin të cilin e ka dërguar në Serbi, ta rikthejë përsëri në Kosovë sa më shpejt, transmeton Klan Kosova.

Këto deklarime Zëvendëskryeministri i Kosovës, Jevtiq, i bëri sot gjatë një vizite në disa fshatra me banim me shumicë serbe.

Shefi i grupit të deputetëve Dveri, Boshko Obradoviq në Kuvendin e Serbisë dy ditë më parë ka kërkuar të pranohet rezoluta e kësaj lëvizjeje që veten quan mbrojtës të Kosovës dhe duke përzër këtë, ka treguar një gur të madh, të cilin siç ka thënë e ka dërguar nga Kosova në Kuvendin e Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme