Banorët e fshatit Llërcë të Komunës së Zhelinës janë zgjuar këtë të hëne nën zhurmën e plumbave dhe bombave.
Fshati ishte rrethuar nga forca të mëdha policore, të cilët kërkonin të arrestonin 38 vjeçarin, Jeton Rexhepi. Personi në fjalë kërkohej për shumë vepra dhe ishte i njohur si për policinë, por edhe për opinionin për kryerjen e shumë veprave penale të cilët atë e ngarkonin me burg prej 26 vitesh e 10 muajve, shkruan gazeta KOHA. Personi në fjalë disa herë kishte arritur që t’i shmangej arrestimit, madje disa herë edhe duke plagosur pjesëtarët e policisë gjatë tentimeve për arrestim. Ai ishte kthyer në një njeri të pakapshëm për autoritetet policore vendore, të cilët kishin lëshuar edhe urdhërrarest vendor dhe ndërkombëtar.
“Kemi të bëjmë me një person, i cili në periudhë prej vitit 2000 deri në vitin 2016, deri te Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup, janë shqiptuar gjashtë akuza penale, për 16 forma të rënda të veprave penale edhe atë, për ‘vrasje’, ‘tentim vrasje’, ‘grabitje’, ‘armëmbajtje pa leje’, ‘rrëmbim’ e kështu me radhë. Në periudhën kur Jeton Rexhepi i njohur me nofkën Llapi, ka qenë në ikje, nga ana e pjesëtarëve të policisë katër herë është tentuar që i njëjti të privohet nga liria, megjithatë në të gjitha rastet, ai ka dhënë rezistencë aktive, me përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve ndaj pjesëtarëve të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.
Duke patur parasysh që policia disa herë kishte dështuar gjatë arrestimit, është përgatitur një plan më i gjerë për arrestimin e tij.
“Duke marrë parasysh njohuritë dhe vlerësimet e sigurisë, se Jeton Rexhepi paraqet kërcënim serioz të sigurisë për jetën e qytetarëve dhe të pjesëtarëve të policisë, është përgatitur plan i posaçëm, që i njëjti të privohet nga liria dhe të arrestohet. Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Llërcë, gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për ta privuar nga liria, ai ka hedhur një bombë dore ndaj pjesëtarëve të policisë dhe më pas ka ikur. Ka qenë i veshur me xhaketë antiplumb, i armatosur me pushkë automatike, me tre karikator të mbushur, me municion për pushkë automatike, me karabinë, armë zjarri e tipit TT 7.62, me karikator të mbushur me municion dhe katër bomba dore. Pas tentimit të dytë qe ta privojnë nga liria, në një distancë prej rreth 200 metra në afërsi të shtëpisë së tij, përsëri ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë, prapë është kapur për bombën e dorës dhe ka tentuar që ta përdor të njëjtën ndaj tyre, kështu që policia është përgjigjur dhe i njëjti është vrarë”, thonë nga Policia.
Përndryshe, që nga orët e hershme të mëngjesit të së hënës, forca të mëdha policore kanë qenë të pranishme në këtë fshat për çka edhe banorët janë shprehur të shqetësuar për praninë e madhe të policisë në fshatin Llërcë. Diku në mesditë, trupi i pajetë i Jeton Rexhepit është marrë për obduksion nga ana e policisë, ndërsa ekipet e gazetarëve deri vonë nuk janë lejuar të hyjnë në fshat. Po ashtu, në vendngjarje kanë qenë edhe ekipet e Mjekësisë Ligjore dhe të Prokurorisë Themelore të Tetovës.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës