Për disa rajone të Kroacisë është lëshuar alarm i kuq për shkak të kushteve të këqija atmosferike, raporton Anadolu Agency (AA).
Alarmi i kuq për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme është ndezur për rajonet e Rijekës dhe Gospiçit.
“Merrni masa për të mbrojtur veten. Veproni sipas këshillave të dhëna nga shërbimet kompetente. Priten përmbytje të theksuara që do të godasin zonën më të madhe, duke përmbytur pronat me rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe duke hapur mundësinë e evakuimeve. Janë të mundshme ndërprerje të trafikut dhe energjisë elektrike, komunikimit dhe furnizimit me ujë”, paralajmëroi Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik i Kroacisë.
Shi i fortë, nga 40 deri në 80 milimetra, pritet në Adriatikun Verior, Dalmacinë Veriore, Lika, Gorski Kotar dhe brendësinë e Dalmacisë, dhe në disa vende me stuhi më të theksuara me erë të përkohshme dhe shi të fortë në një periudhë të shkurtër kohe, prandaj janë të mundshme përmbytje të mëdha dhe vërshime, paralajmëroi Mbrojtja Civile pranë Ministrisë së Brendshme të Kroacisë.
Sipas paralajmërimeve, reshjet më të mëdha të shiut nga 30 deri 50 milimetra janë të mundshme në mëngjes dhe pasdite në Kroacinë qendrore.
Ndërkaq, paralajmërim i kuq për shkak të erërave të forta është lëshuar për Kvarner, Dalmacinë Veriore, Qendrore dhe Jugore.
Në pjesën qendrore dhe jugore, si dhe në Adriatikun verior, në mbrëmje priten erëra të forta, me goditje nga 20 deri në 29 metra për sekondë.
“Moti është shumë i rrezikshëm dhe sjell një nivel të lartë rreziqesh shëndetësore dhe madje situata të rrezikshme për jetën, veçanërisht për detarët. Ekziston gjithashtu një rrezik i konsiderueshëm i dëmtimit të infrastrukturës bregdetare. Jini të vetëdijshëm për rrezikun dhe kushtojini vëmendje dhe vazhdoni të ndiqni lajmet më të fundit të motit. Ne këshillojmë opinionin të shmangë udhëtimet dhe qëndrimin pranë zonave bregdetare të rrezikuara”, thuhet në paralajmërim.
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...