Google ADS

Jep dorëheqje zv/ministri i Shëndetësisë, Asim Musa

12:01 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Asim Musa ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendës ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të videos nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, ku pretendohet se ai në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Musa në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se është manipuluar me videon në fjalë.

“Me kërkesën e vazhdueshme të pacientit në fjalë vetëm kam njoftuar pacientin se ndërhyrja për shtetasit e huaj pa sigurim shëndetësorë në Maqedoni është private dhe e kam njoftuar për koston e mundshme”-tha mes tjerash Musa.

Ai mes tjerash tha se video për të paraqet propagandë politike, dhe se ai do të vazhdon punën e tij profesionale, mirëpo përfundimisht do të dorë hiqet nga posti i zv/ministrit me qëllim që rasti të qartësohet.

“Në cilësinë e zv/ministrit të Shëndetësisë për një periudhë gati një vjet e gjysmë kisha nderin që të ju shërbej qytetarëve. Ju njoftoj që kam vendosur të tërhiqem”- pohoi Musa.

Asim Musa, me profesion është mjek urolog.

Ai në videon e publikuar pretendohet se kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme