Java që vjen, do të jetë e mbushur me zhvillme interesante politike në Maqedoni, të cilat mund të jenë dhe vendimtare sa i përket fillimit të fundit të krizës në vend.
Thirrja e seancës konstituive e Parlamentit të Maqedonisë nga kryetari i saj në largim Trajko Veljanoski, anulimi i takimit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Australi dhe vizita e sërishme e komisarit të Bashkimit Evropian, Johanes Han, sipas njohësve të politikës evropiane që komentojnë për Portalb.mk mund të jenë sinjale se brenda javës do të kemi madje dhe Qeveri të re reformuese të bazuar kjo në mekanizmat që përdoren nga Bashkimi Evropian.
Megjtihatë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një parti maqedonase e cila ka persona të inkriminuar, ndërsa partitë shqiptare janë më pak të vendosura, ky proces mund të jetë më i vështirë edhe përkundër të gjitha elementeve demokratike që ekzistojnë për ndryshimin e qeverisë.
“Ata të cilët njohin mirë mekanizmat dhe instrumentet e përdorura nga Bashkimi Evropian dhe strukturat tjera ndërkombëtare, presioni i tyre ndaj Maqedonisë ka filluar të ketë efekte pozitive për të dhe kjo është diçka e mirë dhe mund të konsiderohet si kthim i shpresës tek qytetarët, ngaqë do të ketë qeveri të re reformuese dhe kjo është e pandalshme. Pavarësisht tendencave që të paraqitet ndonjë pengesë, ato nuk mund të pengojnë formimin e qeverisë se re.
Është e qartë se VMRO-DPMNE krahas ulërimave dhe përpjekjeve të deritanishme, përgatitet të shkojë në opozitë. Edhe pse do të jetë në opozitë, në fillim është e qartë se do të jetë destruktive, por që me kalimin e kohës do të detyrohet të kalojë në konstruktive”, tha Ismet Ramadani.
Ai shprehet se qeveria e re do të ndryshojë edhe strukturat qeverisëse që shpërndanë dhe prodhuan qëndrime anti-shqiptare.
“Partitë e kanë të qartë se nesër do të krijohet qeveri e re dhe me shqiptarët do duhet të ndryshojnë qëndrim, se pa shqiptarët Maqedonia nuk funksionon. Qeveria e cila do të zhvillohet gradualisht do të ndryshojë edhe strukturat qeverisëse të cilat shpërndanë dhe prodhuan qëndrime antishqiptare”, tha Ismet Ramadani, ekspert i politikës ndërkombëtare.
Por, Lura Pollozhani, njohëse e politikës evropiane, vizitën e paralajmëruar të komisionerit Johanes Han nuk e sheh si ndonjë sinjal i cili mund të parashikonte rrethanat e ardhshme në politikën e Maqedonisë, ngaqë kjo, sipas saj, vjen nga ajo se situatën e tanishme politike në Maqedoni nuk e ndjek logjika racionale.
“Vizita e komisionerit Han është një nga shumë vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtar, ardhja e të cilëve gjithmonë u prit me shpresë që do të zgjidhej diçka. Asgjë në situatën e tashme politike në Maqedoni nuk ndjek ndonjë logjikë racionale, prandaj është e vështirë të gjykohet se çfarë mund të ndodh. Nga klima e tanishme më duket e vështirë të besoj që do të kemi Qeveri të re, por në të njëjtën kohë besoj që prezenca dhe interesi ndërkombëtar për të zgjedhur këtë çështje është diçka pozitive”, tha për Portalb.mk Lura Pollozhani.
Sipas saj, partitë politike nuk janë aspak konsitente në deklarata e tyre dhe “kërkon” vendosmëri në koalicionin e Lidhjes Social Demokrat të Maqedonisë që kjo Qeveri të formohet përfundimisht.
“Për më tepër, partitë politike vazhdojnë t’i shtojnë dru zjarrit, ne akoma nuk e dimë saktësisht se kush do të mund të përbënte Qeverinë e ardhshme, ngaqë disa parti nuk janë aspak konsistente në deklaratat e tyre publike, shto këtu dhe faktin qe VMRO-DPMNE akoma nuk duket e gatshme për të dhënë dorë nga pushteti. Duhet të ketë më shumë vendosmëri në koalicionin e SDSM-së me partitë shqiptare që kjo qeveri të formohet përfundimisht, tani për tani ndonjëherë duket sikur ky koalicion mbahet nga një pe i hollë, dhe jo nga bindje të forta si rezultat i presioneve nacionaliste në vend”, u shpreh Pollozhani.
Përndryshe, pasi sekretari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Oliver Spasovski dorëzoi iniciativën për vazhdimin e seancës kosnituive në Kuvendin e Maqedonisë, kryetari në largim i Kuvendit Trajko Veljanoski, pranoi 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare që kërkonin vazhdimin e seancës konstituive dhe caktoi takim koordinues të grupeve parlamentare për të martën në ora 12.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ka marrë vendim për anulim të vizitës në Australi, nga ku theksojnë se gjendja politike në vend dhe tensionet mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të marrëveshjes për migrantët janë shkaqet për të cilat presidenti Ivanov nuk do ta realizojë udhëtimin në Australi.
Gjithashtu edhe eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën sërish vjen në në Shkup, bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...