Japonia do të jep si donacion automjet të ri për ndihmën e shpejtë për Spitalin Klinik të Tetovës. Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut Keiko Haneda, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florim Besimi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ambasadorja japoneze theksoi se të dy vendet janë miq tashmë 25 vjet, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri tani Japonia ka ndarë 5 grante për Komunën e Tetovës për institucionet mjekësore dhe shkollat. Në të njëjtën kohë, ky do të jetë granti i 10 që Japonia e nënshkruan me Maqedoninë e Veriut. Me zbatimin e tij do të përmirësohen shërbimet mjekësore për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Keiko Haneda.
Ndërsa kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, tha se me atë që Japonia para tre viteve vendosi që të hapë ambasadë në Shkup dhe të ketë ambasador rezident, tregon për atë se sa i madh është respekti i Japonisë dhe mbështetja që e jep.
Ndryshe, ambasadorja japoneze gjatë qëndrimit në Tetovë e vizitoi edhe Xhaminë e Larme.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...