Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka dëshmuar për rastin “Monstra”. Ajo ka treguar se si ka qenë e informuar për ngjarjen dhe inicialet e personave.
“Natën kur ndodhi ngjarja praktikish në orët e vona të mbrëmjes morra njoftimin nga Qendra për Inofrmim të ngjarjeve të pazakonta dhe për të gjithë ngjarjet nëpërmes një sms porosie të shkurtë, siç është njoftuar dhe kur është njoftuar. Njëkohësisht morra thirrje telefonike nga komandanti i atëhershëm i njësitit “Alfa”, Ivica Ançevski i cili ma dha atë informacion. Në atë rast e pyeta se nga e ka marrë informacionin. Veturat e atij njësiti nëpërmes radiolidhjes kishin njoftuar për ngjarjen e cila kishte ndodhur. Kurse, më pastaj vazhduan një seri thirrjesh nga zyrtarë të tjerë”, tha Jankullovska.
Përpos Jankullovskës, të ftuar për të dëshmuar nga ana e prokurores Fatime Fetahu për rastin “Monstra”, ishin edhe Ljubço Todorovski Radnikot dhe Sinisha Aleksoski./Express/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja