Të akuzuarit ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, në gjykimin e sotëm të Prokurorisë Speciale “Titanik”, i kanë thënë gjykatësit Osman Shabani se u janë shkelur të drejtat e njeriut me atë që me vite janë përgjuar në mënyrë të paligjshme.
Ata thanë se nuk mundet që Gjykata të sjell vendim në bazë të dëshmive me të cilat në mënyrë të ashpër u janë shkelur të drejtat e njeriut. Pasi që avokatët e të akuzuarve, një nga një, kanë dhënë sqarim sepse “bombat” nuk duhet të shfrytëzon si dëshmi, fjalë ka kërkuar edhe Janakieski dhe Jankulloska, njofton Portalb.mk.
“Të konstatohet autenticiteti i bisedave të përgjuara përpara se të riproceduohen në seancë pasi që edhe mua edhe Miles në mënyrë më të ashpër na janë shkelur të drejtat e njeriut. Do sillemi në situatë që gjykata të sjellë vendim të parregullt nga diçka që del nga shkelja e ashpër e të drejtave të njeriut, me atë që janë përgjuar bisedat tona me vite të tëra”, tha Jankulloska.
Janakieski tha se ai dhe Jankulloska janë drejtuar deri te Avokati i Popullit pasi që nuk kanë marrë nga Prokuroria Speciale informata se kur dhe si janë përgjuar dhe me qëllim që të realizohen të drejtat e tyre si qytetar të Republikës së Maqedonisë.
“Jo vetëm që jam ndjekur me vite në mënyrë të paligjshme, por nuk është i sigurt edhe autenticiteti i atyre bisedave”, tha Janakieski.
Pas kësaj, gjykatësi Osman Shabani dha pauzë, për shkak të drejtave për lindje të Jankulloskës. Shabani tha se prej tani, gjykimet për shkak të të drejtave të lindjes së Jankulloskës do të zgjasin prej 10 deri më 12, ndërkaq më pas do të ketë pauzë prej një ore, ndërkaq më pas do të punohet pre 13 deri në orën 15, dhe pas pauzës prej një ore, do të vazhdohet prej orës 16 deri në orën 18:00. Ndaj këtij vendimi, kanë reaguar avokatët e Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë, duke thënë se është shumë gjatë që gjykimi të zgjatë deri më orën 18:00. Ndaj kësaj, gjykatësi Shabani u tha se gjithçka është sipas rregullores gjyqësore.
Ndryshe, në seancën e sotme të rastit gjyqësor “Titanik”, për një kohë të gjatë nuk u lëshuan “bombat”, pasi që avokatët mbrojtës me deklarata luftojnë që të bllokojnë publikimin e tyre. Avokatët kontestojnë “bombat”, për shkak se nga Prokuroria Speciale Publike kërkojnë procesverbal nga dorëzim- pranimi i materialeve të përgjuara.
“Kërkojmë që të refuzohet kërkesa e PSP-së e dërguar deri te partia Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë për sigurim të “bombave”, si dhe procesverbali i dorëzim-pranimit të tyre”, tha avokatja Sanja Aleksiq.
Aleksiq ka deklaruar se PSP-ja ka qenë kontradiktore, pasi që njëherë thanë se ka procesverbal nga dorëzim-pranimi i “bombave”, pastaj më vonë, prokurorja speciale, Lençe Ristovska deklaroi se procesverbali nuk ekziston.
Përveç procesverbalit, si arsye tjetër për të bllokuar publikimin e “bombave”, nga avokatët e të akuzuarve u mor edhe vendimi fillestar i gjykatës që “bombat” të mos pranohet si dëshmi gjyqësore.
Përndryshe, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...