Google ADS

Jankoviq konfirmon se me kërkesë të Prishtinës dje ka dëshmuar për vrasjen e Ivanoviqit

16:45 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (Pokret slobodnih gradjana – PSG), Sasha Jankoviq tha sot se Prokuroria për Krim të Organizuar e ka marrë dje në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në bazë të kërkesës së gjykatës në Prishtinë për ndihmë të ndërsjellë juridike në lidhje me vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi (SDP)”, Oliver Ivanoviqin, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

Në një konferencë shtypi ai tha se pardje e kishte ftuar Prokuroria, ndërsa dje ka dalë para zëvendësit të prokurorit special, ndonëse avokati i tij kishte kërkuar shtyrjen për shkak të afatit të shkurtër që i ishte dhënë që ai të paraqitjej për dëshmim.

Sipas fjalëve të tij, gjyqësori nga Prishtina kishte kërkuar dëshminë e tij meqë kishte në dorë bisedat e tij me Ivanoviqin, në të cilat lideri i PSG-së bisedat e tij shumë herë i kishte përfunduar me fjalët se jeta e Ivanoviqit është në rrezik dhe se duhet “të kujdeset për vete dhe familjen e vet”, transmeton Koha.net.

Jankoviq tha se ose Ivanoviqi, ose ai gjatë asaj periudhe kanë qenë të përgjuar dhe ka shtuar se informatën për jetën në rrezik të Ivanoviqit e kishte marrë nga vetë lideri i SDP-së, sidomos pasi Ivanoviqi kishte biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

“(Ivanoviqi) gjatë atij takimi ka përmendur se kush, ku dhe si po e kërcënonte… Vuçiqi e kishte pyetur se a planifikonte bashkëpunimin e Listën Serbe. Pasi Ivanoviqi i kishte thënë se nuk dëshironte bashkëpunim me njerëz të politikës dhe të krimit, Vuçiq 40 minuta ka heshtur (deri në fund të takimit)”, ka thënë Jankoviq dhe ka shtuar se Ivanoviqit që atëherë i kishte thënë se kjo “është shenjë e keqe”, dhe se kishte dyshuar se Ivanoviqi e ka jetën në rrezik.

Ai ka thënë se Ivanoviqi para se të vritej presidentit dhe në qendrën e Agjencisë Informative të Sigurimit kishte prezantuar të dhënat se bashkëpunëtorët e tij ishin kërcënuar dhe se “del e qartë se ishin përcjellë”, se ishte e qartë cilët ishin ata njerëz në të cilët dyshonte Ivanoviqi, porse ky vetë nuk i di emrat e secilit prej tyre dhe se as Prokurorisë nuk ia ka thënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme