Një kandidat i pavarur proevropian në presidencialet serbe, denoncoi parregullsitë skandaloze në zgjedhjet e 2 prillit, të fituara nga kryeministri Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, këto akuza u refuzuan menjëherë nga lideri serb që i konsideroi ”gënjeshtra të trasha”.
Demonstrime me pjesëmarrjen e mijëra personave po zhvillohen që prej një jave në Beograd dhe qytete të tjera për të protestuar kundër zgjedhjes së Vuçiqit që në raundin e parë të presidencialeve.
Por, kjo është hera e parë që një nga kundërshtarët e tij dënon hapur parregullsitë në numërimin e votave.
Sasha Jankoviç, rivali kryesor i Vuçiqit, fitoi 16 për qind të votave.
”Ai i ka kërkuar Komisionit Elektoral të numërojë votat”, tha zyra e tij e shtypit.
Jankoviç tha se vetëm në një rast, nga 25 kuti të numëruara, Aleksandar Vuçiqit i ishin dhënë 964 vota më shumë.
“Parregullsitë janë skandaloze”, theksoi ai.
Duke reaguar për akuzat e bëra, Vuçiq u ankua për nivelin qesharak që kundërshtari i tij zotëronte në matematikë.
“I propozoj Komisionit Elektoral t’i hapim ato kuti dhe t’i numërojmë votat në prani të gazetarëve”, tha Vuçiq në një konferencë shtypi.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...