Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Bacev si duket ka humbur betejën brenda partisë së tij. Në partinë e cila bënte fushatë kundër referendumit, pas miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese, janë shfaqur pakënaqësitë dhe ndarjet.
Baçev përjashtoi nga partia bashkëpunëtorin Stefan Vlahov Micov me arsyetimin se në emër të partisë ka marrë fonde nga mërgata dhe të njëjtat i ka shfrytëzuar për qëllime personale, ndërsa në parti ka prezantuar plane radikale.
“Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kërkonte formimin e një krahu ushtarak, edhe pse ne, si parti, nuk kemi mundësi të tilla, dhe as që kemi bazë të tillë ligjore, dhe tani shohim se qëllimi ishte, ai insistonte, pavarësisht se nuk kemi asnjë mundësi për të bërë të paktën një vendim formal. Dhe tani e shohim nëse merrnim një vendim të tillë, shërbimi sekret do të kishte një bazë ligjore për të na arrestuar të gjithëve”, tha Janko Bacev.
Por Micov nga ana tjetër akuzoi ish shefin e tij Baçevin për bashkëpunim me shërbimet sekrete ruse.
“Ai shkon në bisedime politike dhe kërkon takime me shërbimet sekrete ruse, ajo më irriton mua. Së dyti, dhe këtu kur e dërgova tek ambasadori rus, për çka ai nuk e dinte se ku është ambasada ruse, ai e dinte se është diku rreth kishës, afër, por nuk e dinte ku, te Shcherbak ky filloi t’i kërkojë para me aresyetimin e se OBRM-PDUKM dhe LSDM organizojnë mitingje dhe për këtë bartin njerëz me autobus. Thoshte se ne mund të organizojmë tubime të mëdha dhe se për këtë na duhen para”, theksoi Stefan Vllahov Micov, ish anëtar i partisë Maqedonia e Bashkuar.
Në ambasadën ruse konfirmojnë se kanë takime me organizata të ndryshme dhe parti politike. Nuk mohojnë takimin me drejtues të “Maqedonia e Vetme”, por mohojnë se nga ana e tyre të jetë financuar ndonjë subjekt politik.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...