Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva nën shoqërimin e policisë nga IPN Burgu – Shkup sot në mëngjes është nisur në Gjevgjeli në varrimin e nënës së saj, konfirmoi për MIA-n drejtori i burgut, Esad Rahiq.
Janeva është nisur drejt Gjevgjelisë me miratimin e gjykatësit me procedurë paraprake, i cili mbrëmë i caktoi paraburgim prej 30 ditësh me kërkesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.
Katica Janeva dyshohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet dhe ka përfituar dobi, me atë që, fillimisht ka ndikuar për lirim nga paraburgimi dhe kthimin e dokumenteve rrugore, ndërsa më pas i ka dhënë propozim që të lehtësohet pozita e një të dyshuari në rastin “Perandoria” me pranimin e tij si dëshmitar në procedurë.
Janeva, zëri i së cilës dëgjohet në incizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Veritas”, në të cilat ajo të dyshuarit kryesor në rastin “Perandoria” Orce Kamçev i thotë “gjithçka do të bëhet mirë” është e dyshuara e tretë në rastin “Reket”.
Ajo mbrëmë vonë nga Gjykata Penale me furgon policor ishte dërguar në burgun hetues “Shkup”, por megjithatë sot i është lejuar të shkojë në Gjevgjeli, ku nën shoqërimin e policisë do të marrë pjesë në varrimin e nënës së saj, e cila ndërroi jetë dje në mëngjes pas një sëmundje të rëndë.
Dy të dyshuarit e tjerë për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski dhe Zoki Kiçeec mbi një muaj janë në paraburgim./koha.mk/
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...