Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva mbërriti sonte në burgun hetimor “Shkup”në Shuto Orizarë.
Ajo nga Gjykata Penale me një furgon policie u dërgua në burgun hetimor pasi gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi paraburgim prej 30 ditësh, i cili u kërkua nga Prokuroria Publike me dyshimin e bazur për shpërdorim të pozicionit dhe autorizimit për përfitime personale.
Në paraburgim në Shutkë ndodhen edhe dy të dyshuarit e tjerë për “Reket”, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.
Rreth katër orë zgjati marrja në pyetje e Janevës, e cila ishte e shoqëruar nga avokati i saj Stevan Pavleski. U diskutua vetëm për masën e arrestit.
Prokurorja Vilma Ruskovka pasi doli nga Gjykata Penale tha se ata menduan se ishte e nevojshme që në këtë periudhë të urdhërohej masa e paraburgimit për Janevën. Ajo theksoi se Janevës do t’i lejohet që të marrë pjesë në funeralin e nënës së saj në Gjevgjeli. Ajo gjatë kohës së varrimit do të jetë nën shoqërimin e vazhdueshëm të policisë.
Gjykatësi Sead Rexhepagiq e mori vendimin për arrestimin mbi të tre kriteret, rrezik për përsëritje të vepërs,rrezik për ndikim ndaj dëshmitarëve dhe rrezik për arrati.
Prokurori Publik Lubomir Joveski paraprakisht deklaroi se ka argumenta se Janeva ka marrë përfitime personale prej rreth 290 mijë denarësh dhe ka ndikuar në procedurën duke mundësuar lehtësimin e pozicionit të një prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...