Janë vjedhur 169 llap-top kompjuterë në një shkollë fillore në Çair

19:30 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Nga shkolla fillore në Çair janë vjedhur llap-top kompjuterë, mbushës dhe mausë të kompjuterëve ku është shkaktuar dëm material prej 576.000 denarëve.

Vjedhje është paraqitur dje në Stacionin Policior në Bit Pazar. Sipas policisë, vjedhje ka ndodhur në shkollë fillore në rrugën “Kosta Abrasheviq”, në datë 6 deri 10 të muajit korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë vjedhur 169 llap-top kompjuterë të vogël për nxënësit me mbushës, 100 mausë për kompjuterë, 45 tastiera dhe 30 copa të USB.

Vjedhja ka ndodhur duke hyrë nga dritarja e shkollës dhe me përdorim të forcës janë hapur kabinetet ku janë marr mjetet.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme