Për momentin nuk ka zjarre aktive në Shkup dhe rrethinë. Mbrëmë janë shuar zjarret në pyjet e fshatrave Ljubin dhe Kondovë, Komuna e Saraj, të cilat ishin aktive dje.
Siç informojnë për AIM-në nga Brigada e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, zjarri në Kondovë është shuar mbrëmë në orën 23:30 ndërsa në Ljubin në orën 22.10. Zjarrfikësit ishin në terren për më shumë se 14 orë dhe funksionuan në mënyrë efektive.
Nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm kur të dalin në hapësira të hapura.
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...