Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, sot në Gjykatën themelore në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet më 26 shkurt gjatë protestave për rastin “Monstra” kundër të akuzuarve Fabion Idrizi dhe Arton Sadiki.
Në pyetjet të avokati Asmir Alishahiq, se ku ishin në ditën e 26 shkurtit, dëshmitari i parë tha se më 26 shkurt, me Fabion Idrizin, ishin në lutjen e së premtes dhe më pas u drejtuan për në ISH “Majçin dom”, sepse Fabioni kishte e kishte krahun të thyer.
“Me veturën time shkuam në “Majçin dom”. Gjithë kohën isha me Fabionin, hyra edhe unë brenda. Atje qëndruam për gati një orë e gjysmë. Qëllimi ishte për terapi të dorës. Pastaj Fabionin e dërgova në shtëpi, ishte ora diku 15:00”, tha dëshmitari i mbrojtjes.
Dëshmi të vet sot pati edhe fizioterapisti nga ISH “Majçin dom”, i cili konfirmoi se më 26 shkurt, Fabion Idrizi ishte tek ai dhe ka mbetur deri në ora 14:50 minuta.
Në seancat e ardhshme, duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga të akuzuarit.
Gjykimi për këtë lëndë drejtohet nga gjykatësi Marin Stanevski, ndërsa përfaqësues I aktakuzës është prokurorja Marija Demirova-Panajotova.
Në seancat paraprake, tre persona u dënuan me nga një vit burg secili për veprën penale të pjesëmarrjes në një turmë të dhunshme, dmth një person u dënua me tetë muaj burg. Njëmbëdhjetë oficerë policie dhe një gazetar u plagosën në protestat më 26 shkurt për rastin “Monstra”.Seancat e ardhshme për këtë lëndë janë caktuar për më 21 dhe 28 prill./Telegrafi/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...