Grupi i socialdemokratëve evropian dhe të gjelbërtit dërguan amendamente për arratisjen e Nikolla Gruevskit në raportin mbi Maqedonisë, ku do të votohet javën e ardhshme.
Raporti për Maqedoninë u miratua nga Komiteti i Punëve të Jashtme pak javë më parë, por zhvillimet e fundit të ngjarjeve me arratisjen e Nikolla Gruevskit në Hungari nxitën socialdemokratët dhe të gjelbërtit të dërgojnë amendamente tjera në rezolutën e raportuesit Ivo Vajgl, për të cilin Kuvendi Evropian do të votojë në seancë plenare më 29 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Beson se procesi legjislativ i Maqedonisë duhet të vazhdojë në përputhje me procedurat në vend dhe Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë; i bën thirrje Hungarisë, si anëtare e BE-së të respektojë sundimin e së drejtës, që është princip fondamental i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate, dhe të ekstradojnë Nikolla Gruevskin në Shkup, pret nga të gjitha palët e përfshira të sillen sipas ligjeve të brendshme dhe ndërkombëtare, thekson se këto procese gjyqësore nuk duhet të politizohen”, thotë një amendament i socialdemokratëve.
Ata në amendament tjetër kërkojnë raporti gjithashtu të cek ‘në proces transparent gjyqësor, Nikolla Gruevski është dënuar nga gjykatat e Maqedonisë për keqpërdorim të funksionit për dy vite burg, dhe se më shumë gjykata e vërtetuan vendimin dhe hyri në fuqi që kur u shfrytëzuan të gjitha të drejtat në ankesë, se i akuzuari në katër lëndë tjera penale dhe pesë hetime penale është i përfshirë”, shkruajnë socialdemokratët evropian.
Sa i përket grupit kuvendar të të gjelbërve, është ngritur nga ana e Judith Sargentini, raportuesja e Kuvendit Evropian për sundimin e së drejtës në Hungari që thotë: Fton autoritetet hungareze që të japin të gjitha informacionet dhe shpjegimet përkatëse lidhur me rastin e ish-kryeministrit Gruevski i cili u largua nga vendi i tij me mbështetje të fshehtë diplomatike nga Hungaria për të shmangur dënimin me burg; e konsideron këtë si një rast ndërhyrjeje në punët e brendshme të IRJM-së dhe, në veçanti, një akt përbuzje për gjyqësorin dhe sundimin e ligjit në këtë vend; vëren kërkesat e ekstradimit nga autoritet në Shkup dhe pret që Hungari të veprojë në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkesa, thotë amendamenti i të gjelbërtëve.
Tash për tash nuk dihet nëse këto amendamente do të mbështeten nga deputetët evropian javën e ardhshme, por burime nga Kuvendi Evropian për AIM thonë se pritet se do të ketë shumicë për amendamentet e socialdemokratëve, duke përfshirë vota nga Partia Evropiane Popullore, përveç, deputetëve hungarez.
Amendamenti i të gjelbërve vlerësohet “si më pak i balancuar” dhe “tepër i ashpër’ dhe për këtë është vështirë të merret përkrahje nga deputetët evropian, thonë burime nga Kuvendi Evropian për AIM.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok