Google ADS

Janë djegur dhjetëra makina në Shkup

16:55 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Portali Sudstvo raporton se dhjetëra automjete, të parkuara afër një kanali, janë përfshirë nga flakët në Lisiçe të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raportohet se edhe një helikopter policor ka ofruar ndihmë për të shkuar zjarrin.

Jozyrtarisht, zjarri ka shpërthyer pranë një lëndine me barë të thatë. Në këtë tentim për të shuar zjarrin kanë dalë edhe qytetarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme