Sektori i Punëve të Brendshme Ohër arrestoi katër persona – dy të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore nga Kumanova, të cilët mbrëmë rreth orës 3:30 në diskotekë në Ohër me elemente të dhunës e kanë prishur rendin publik dhe qetësinë.
Janë arrestuar B.S (21), S.S (20), M.K (20) dhe B.S (27) që në pjesën VIP të diskotekës i kanë spërkat me alkool të ftuarit që kanë qenë prezent, ndërsa për pak kohë njëri ka ata ka nisur të hedhë shishe drejt të pranishmëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe përkundër reagimeve të të pranishmëve dhe nga sigurimi i diskotekës, të arrestuarit kanë vazhduar të hedhin shishe. Në një moment fizikisht ka qenë i sulmuar punëtori i sigurimit.
“Me intervenimin e zyrtarëve policor, është ndaluar prishja e rendit dhe qetësisë dhe kundër këtyre personave do të të ngitet padi penale”, kumtoi MPB./Telegrafi/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...