Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në fund të korrikut ose në fillim të gushtit do t’i shpallë zgjedhjet lokale, të cilat duhet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor.
Xhaferi tha se kjo do të varet nga informacionet se kur përfundon mandati i kryetarëve të komunave.
Në takimin e sotëm me gazetarët, Xhaferi tha se nuk do të lejojë hapësirë që dikush të shfrytëzojë aspekte formale dhe të vendoset në pikëpyetje gjithë procesi zgjedhor.
Xhaferi tha se nëse zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor, atëherë fushata zgjedhore do të përkonte për disa ditë me regjistrimin e popullsisë, i cili duhet të përfundojë me 30 shtator.
“Kur të vijë koha do të dërgojë letër në KSHZ në lidhje me afatet dhe mandatet”, tha Xhaferi.
Ndryshe, ai foli edhe për negociatat me Bullgarinë dhe nëse Kuvendi mund të përfshihet në ndonjë mënyrë në këtë proces, me çrast tha se Kuvendi i RMV-së e ka ratifikuar Marrëveshjen me Bullgarinë dhe se qeveritë janë ata që negociojnë për këtë çështje./Telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...