Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn, sot do të takohen me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në vend, pas thellimit të krizës politike, që erdhi si rezultat i mosmandatimit të liderit të LSDM-së për formimin e qeverisë së re, transmeton Gazeta Express.
Agjendën Hahn do ta fillojë në ora 12:40 minuta me takimin e tij me kryetarin e PDSH-së, Mendu Thaçin, që të vijojë pastaj me atë të Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin në ora 13:00, me Ziadin Selën e “Aleancës për Shqiptarët” në ora 13:50 dhe me Ali Ahmetin e BDI-së takimin do ta ketë në ora14:55 minuta. Kurse me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev do të takohet në ora 16:10 minuta.
Poashtu eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, në vilën “Vodno” pritet që të takohet me presidentin Gjorge Ivanov në ora 17:45 minuta. Takimin e fundit do ta ketë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin në ora 20:15 minuta.
Deklaratë për mediat e shkruara dhe elektropnike eurokomesari pritet që të japë në orën 21:45 minuta.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...