Për dy ditë rresh, reshje të mëdha të shiut kanë përfshirë rajonin e Ballkanit. Përderisa në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut gjendja nuk është ende në nivele alarmante, Bosnja e Kroacia, po përballen me rreziqe të mëdha nga vërshimet.
Në rrezik më të madh janë disa fshatra në këto dy shtete, të cilat pothuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.
Në Kroaci fshati Kralovac po përballet me erëra të forta dhe është paralizuar plotësisht nga uji.
Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merren me sanimin e sitautës.
Në zonën e Novi Gradit në Bosnje sasia e ujit në lumenj është rritur jashtëzakonisht shumë, duke bërë kështu që të vërshohen disa zona, dhe disa familje janë përmbytur.
Ndërkohë e gjithë lëvizja e trafikut është bllokuar si pasojë e reshjeve të mëdha.
Banorët në këtë pjesë të Bosnjës po përballen ndërkohë edhe me mungesë të ujit të pijshëm, ndërkohë është ndërprerë edhe mësimi nëpër shkolla.
Siuatë më e mirë nuk është as në fshatin Slunj, ku në disa vende niveli i ujit ka mbërritur në 2 metra.
Situatë më e mirë nuk është as në Serbi. Edhe atje disa pjesë të vendit janë vërshuar pas reshjeve të mëdha të shiut.
Megjithatë thonë se situata është nën kontroll.
E rrezik nga vërshimet është paralajmëruar se mund të ketë edhe në disa zona në Kosovë.
https://twitter.com/i/status/1127991225603248136
https://twitter.com/i/status/1128027563589341185
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...