Ja çka thotë Daçiq pas vizitës në Shkup

21:17 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ivica Daçiq, pas deklaratës së sotme të Nikolla Poposkit i cili tha se Ivica Daçiq ka qenë i vetëdijshëm se ku ka qenë sot, deklaroi se Serbia do të ketë të njëjtin qëndrim siç ka Maqedonia, për çështjen më të rëndësishme për ta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“A do ta di ku kam qenë sot? Kjo varet prej tyre. Çfarë qëndrimi do të kenë ata për çështjen më të rëndësishme për ne, të njëjtin qëndrim do ta kemi edhe ne për çështjen e tyre. Pa hidhërime dhe fjalosje, vetëm me llogari të pastër”, deklaroi Daçiq për “Blic”.

Ivica Daçiq sot ishte prezent në Shkup, në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme dhe energjetikës në Ballkanin Perëndimor, takim në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme