Google ADS

Ja çka përmban garancia e Zaevit drejtuar Ivanovit për dhënien e mandatit

23:10 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Garancionet që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duhet të dorëzojë tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov janë në fazën përfundimtare.

Nga LSDM-ja presin që këto garanca do të jenë të mjaftueshme për Ivanovin që të jep mandatin për të formuar Qeverinë e re.

Takimi mes Ivanovit dhe Zaev mund të ndodhë në fillim të javës, gjegjësisht të hënën ose të martën dhe pastaj në fund të javës pritet që Ivanov të deklarohet për dhënien e mandatit.

Nga LSDM-ja përmes deklaratës me shkrim thonë se: “Egziston Programi i qeverisë reformatore e cila garanton unitetin e Republikës së Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivës euro-atlantike.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme