Kreu politik i boshnjakëve myslimanë, Bakir Izetbegoviq u kërkoi sot serbo-boshnjakëve të pranonin të vërtetën mbi krimet e kryera nga Ratko Mlladiq duke e cilësuar si të vetmen rrugë për një të ardhme më të mirë në këtë vend.
“Askush nuk duhet t’a cilësojë si një hero, të kompozojë këngë, apo të krenohet me krimet e tij”, deklaroi anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe boshnjake me një serb dhe një kroat.
Duke u shprehur në Sarajevë para shtypit, ai u shpreh i bindur se serbo-boshnjakët nuk do të identifikohen me krimet e tij, që duhet të peshojnë në shpatullat e Ratko Mlladiq dhe jo mbi ato të popullit serb.
“Është thelbësore për të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës, veçanërisht për marrëdhëniet ndëretnike, të heqim një peshë të tillë nga shpatullat e popullit për ta vendosur mbi ato të individëve të tillë”, theksoi ai, përcjell Atsh.
“E shkuara është pas nesh, ia vlen t’i referohemi vetëm në masën ku është premtimi për një të ardhme më të mirë”, shtoi ai.
Bakir Izetbegoviq është djali i Alija Izetbegoviq, kreu i boshnjakëve gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që shkaktoi 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur në Bosnje. Alija Izetbegoviq vdiq në vitin 2003.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...