Google ADS

Izetbegoviq ngec në Beograd, shkak moti i keq

18:51 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Aeroplani i linjës së rregullt “Austrian Airlines”, i nisur nga Vjena për në Bosnje, është detyruar të ndalet në ora 16:45 në Aeroportin e Beogradit për shkak të motit të keq në Sarajevë.

Pjesë e ekuipazhit ishte edhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Mësohet se Izetbegoviq, që njihet si politikani që është pro pavarësisë së Kosovës, u strehua në njërin prej salloneve VIP të aeroportit “Nikola Tesla”, transmeton Indeksonline

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës.

“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm e përulur dhe e poshtëruar Serbia është Serbi e mirë”, ka deklaruar Vuçiq si reagim ndaj tij.

Intervista e Izetbegoviqit për DW ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afat gjatë politike dhe ligjore, kishte thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme