Pas përfundimit të mandatit presidencial, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka luftë ose situatë të jashtëzakonshme në shtet, ndërsa kjo është procedurë e ndërlikuar për të cilën nevojitet shumicë prej dy të tretash. Prandaj qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm që të sigurohet censusi zgjedhor që nuk është aq i paarritshëm, thotë në një deklaratë për MIA-n ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.
“Ivanov në asnjë rast nuk mund të kthehet. As Shën Jovani nuk mund ta kthejë në funksion. Ky kombinim bie në çdo rast. Nëse nuk zbatohet zgjedhja mbetet kryetari i Kuvendit… Jo se ai bëhet president i Republikës por i kryen funksionet e domosdoshme që janë për presidentin e Republikës deri në momentin e zgjedhjes së sërishme”, thotë Ivanovski.
Kjo do të thotë, siç sqaron, se Talat Xhaferi nuk bëhet edhe president i Republikës edhe kryetar i Kuvendit, por në këtë periudhë ingerencat e tij në Kuvend pushojnë dhe nuk ka të drejtë për vendimmarrje. Lidhur me funksionet presidenciale, ai do t’i kryente funksionet kryesore të presidentit të Republikës./AlsatM/
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...