Ivanovska: Edhe vitin tjetër lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis

20:02 | 25 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Ne do të vazhdojmë në rrugën me gjemba që filluam në vitin 2019, sepse korrupsioni është bërë një mënyrë jetese, ai ka depërtuar në të gjitha poret e shoqërisë, tha Biljana Ivanovska nga Komisioni për Antikorrupsion në konferencën CIVIL “Perspektivat 2021”.

“Hapi themelor që duhet të ndërmerret në luftën kundër korrupsionit është lufta e personit me veten e tij, integriteti i një personi dhe veprimi profesional mund të bëjë përparim. Për sa kohë që kemi ndonjë interes personal, mbase partiak, ajo rrugë është e çimentuar.

Duhet të rritet niveli i ndërgjegjësimit të qytetarëve se ata nuk i detyrohen askujt,” tha ajo.

Ivanovska thotë se ata kanë filluar të hapin çështje për punësim joprofesional, sepse një punësim i tillë do të bëjë që shteti të fundoset.

“Qeveria dhe Kuvendi janë në lëvizje për të miratuar një ligj, duhet të bëhen ndryshime ligjore”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme