Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, për emisionin “Euro-Fokus”, duke komentuar rastin e ish-drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik-, Arben Ziberi, tha se në deklarata në fushatën zgjedhore se dikush ka ndikuar në Komisionin për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve, është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një sjellje e tillë nuk është as e mirë, as morale, as etike. Kjo vë në pikëpyetje vendimet e vetë Komisionit, nëse anëtarët mbështeteshin në parametrat e shëndetit apo bënin llogaritjet politike. E gjithë kjo hedh njollë të keqe në sjelljen e politikanëve. Kjo nuk duhet të lejohet dhe duhet të sanksionohet. Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të punojë në mënyrë të pavarur, pa ndikuar askush në të”, tha Ivanovska.
Ministria e Shëndetësisë sot informoi se Arben Ziberi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup.
“Ziberi është shkarkuar për shkak të plasimit të informacioneve të pasakta në opinion, me çka e ka dëmtuar imazhin e Komisionit për Sëmundje Infektive, duke e vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve shëndetësore në luftën ndaj coronavirusit”, deklaruan nga Minsistri e Shëndetësisë.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...